E Pafalshme: Shqiperi – Turqi 0-2, dorezohet ne shtepine “rebele” te saj se bashku me Panucci-n, ne stadiumin Loro Borici te Shkodres

shqiperi turqi 0-2
0 0
Read Time:1 Minute, 45 Second

Prishen balancat e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë (4 fitore, 2 barazime, 4 humbje) dhe këtë herë në favor të turqve, që morën fitoren 0-2 në “Loro Boriçi” dhe e nisën në mënyrën më të mirë edicionin eliminator Euro 2020.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, kur fillimisht Balaj dhe më pas Balliu e Uzuni, e panë veten të vetëm me portierin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Atë që nuk e bënë kuqezinjtë, e bënë mjaft mirë turqit, që në rastin e parë të tyre, shfrytëzuan maksimalisht një gabim të tanëve dhe kaluan në avantazh, me anë të sulmuesit Cenk Tosun.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë të tanëve, por në minutën e 55-të, ishte Hakan Calhanoglu, që depërtoi për shumë metra i pashqetësuar, duke shfrytëzuar maksimalisht një hutim të Hysajt dhe shënoi golin e dytë, pas një gjuajtje të bukur nga distanca.

Pas këtij goli, nuk mungoi as kontestimi i tifozërisë, të cilët hodhën sende të shumta në fushën e lojës, duke dhuruar një shfaqje të turpshme, që për më tepër u mbyll me një goditje ndaj portierit Etrit Berisha.

Nuk munguan as thirrjet kontestuese ndaj trajnerit Christian Panucci, me koralen “Panucci Vaffanculo”, ndërsa ky i fundit reagoi duke hedhur në fushë Armando Sadikun dhe Eros Grezdën, dy nga autorët e golave në fitoren e fundit ndaj turqve.

Megjithatë tentativat e tanëve ishin sporadike, me lojtarët e repartit të sulmit, që shpesh herë e tepronin me mbajtjen e topit, ndërsa thuajse asnjëherë nuk e vunë në provë portierin e përfaqësueses turke.

Vërshëllima finale e arbitrit gjerman, pa skuadrën e Turqisë që të festonte në “Loro Boriçi”, ndërsa kuqezinjtë treguan sërish se kanë shumë punë për të bërë në prapavijë, ku pësuan në të dy rastet e vetme të turqve.

Vetëm 3 ditë më vonë vjen transferta me Andorrën, një nga ato ndeshje që duhen fituar medoemos, ndaj gjëja më e vlefshme në këto momente, është të lëmë pas këtë humbje, për t’u përqendruar te takimi i ardhshëm. [gazetadita.al]

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.