Gjermanet, qetesi dhe frike nga KORONA

0 0
Read Time:2 Minute, 49 Second

Gjermanet kryesisht shqetesohen per ekonomine, por jo aq shume per shendetin e tyre. Ky eshte rezultati me i rendesishem i disa sondazheve ne lidhje me friken ne krizen e Koronas.

Sa i frikeson gjermanet kriza e Koronas? Kompania e sigurimeve R + V prezantoi sondazhin e fundit. Rezultati i sondazhit perfaqesues e befasoi politologun e Heidelbergut, Manfred Schmidt. Ai e kryen hulumtimin per kompanine e sigurimeve qe prej 15 vjetesh.

Perveç frikes se shtuar se mund te thellohet renia ekonomike, gjermanet aktualisht jane mjaft te qete per shendetin dhe per punen e tyre. “Ata duken çuditerisht te shpenguar ose te qete,” thote Schmidt.

Pak frike nga infektimi

Ai qe beson se gjermanet jane shume te shqetesuar per shendetin e tyre e ka gabim. Ne krahasim me vitin 2019, frika per nje semundje te rende eshte rritur vetem me gjashte pike perqindjeje, nga 35 ne 41 perqind. Kjo eshte vlera e dyte me e ulet qe nga viti 1992, me e ulta ishte vitin e kaluar.

“Ky eshte nje lajm sensacional. Me te vertete me habiti”, thote Schmidt. “Kjo ka te beje me nje besim te çuditshem se vete nuk do te kesh probleme me shendetin dhe se rreziku eshte diku tjeter.” Sidoqofte, shkencetari pranon qe mund te kete luajtur nje rol struktura moshore e te anketuarve. “Rreziku eshte me i larte tek te moshuarit – ketu pyetja iu shtrua te gjitha grupmoshave.

Qe para se te shpertheje masivisht pandemia, instituti i studimit te opinionit infratest-dimap kishte arritur rezultate disi te ndryshme ne pyetjen per tendencen ne Gjermani. Ne ate kohe, me shume se gjysma e gjermaneve (51%) shprehen friken se mund te qene infektuar vete me virusin ose anetaret e familjes se tyre.

Recesion i afert

Sidoqofte, ne te gjitha studimet del ne pah se ekziston shqetesimi ne rritje per nje renie ekonomike. Ne studimin e R + V, krahasuar me vitin 2019 kemi rritje spektakolare me 23 perqind ne 58 perqind. Frika nga recesioni megjithate nuk ecen paralel me friken e humbjes se vendit te punes.

Vetem nje e katerta e te pyeturve jane te shqetesuar per punen e tyre – po aq sa ne vitin 2019 dhe gjithsej me pak se ne 30 vjet. Per Schmidtin, kjo ka shume te beje me masa te tilla si masat per punen me kohe te shkurtuar dhe me financime te tjera te qeverise. Schmidt beson se kete shumica e gjermaneve e shohin kete si te dobishme dhe qetesuese.

Sidoqofte, te gjitha institutet e sondazhit bien dakord per nje gje: Ne syte e gjermaneve, qeveria ben nje pune te mire ne krize dhe lavderohet per kete. Ky eshte gjithashtu rezultat i studimit aktual te R + V. Ne dhjete vitet e fundit, pothuajse gjysma e te anketuarve mendonin se politikanet jane te mbingarkuar ne parim nga krizat.
Gjate krizes financiare ne vitin 2010 (62 perqind) dhe krizes se refugjateve ne vitin 2016 (65 perqind) ishin pothuajse dy te tretat.

Ne krahasim me kete, thote Manfred Schmidt, gjykimi i gjermaneve ne krizen e Koronas per politiken eshte mjaft i bute. Sipas sondazhit te fundit, vetem 46 perqind e gjermaneve mendojne se politikanet jane te mbingarkuar – kjo eshte nje nga vlerat me te uleta ne dhjete vitet e fundit / https://www.dw.com/sq/corona-gjerman%C3%ABt-n%C3%AB-mes-t%C3%AB-qet%C3%ABsis%C3%AB-dhe-frik%C3%ABs/a-53062588 / imazhi marre nga e njejti burim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.