Ndryshon Paga Minimale nga 1 Prill 2022 dhe te tjera ndryshime tatimore

0 0
Read Time:2 Minute, 20 Second

Nga sot, paga minimale ne vend nga 30,000 leke por do te jete 32,000 leke. Ky vendimi i qeverise, i cili parashikuar qe te zbatohej prej dates 1 korrik 2022, si pasoje e çmimeve dhe krizes se nisur prej luftes, u aplikua ne prill 2022, duke hyre sot ne fuqi.

Persa I perket taksimit progresiv per pagat, te gjithe qytetaret qe marrin deri ne 40,000 leke nuk do te paguajne me tatim. Ndersa ata qe marrin nga 30,000-50,000 leke do te paguajne 6.5% tatim, nga 13% qe kane paguar deri tani.

Po ashtu ndryshon tatimi per shtresen e mesme, pasi te gjithe qytetaret qe kane page mujore 50 deri ne 200 mije leke do paguajne 13%, deri ne fund te marsit 2022, tatim 13% paguanin qytetaret qe merrnin nga mbi 30-150 mije leke, nderkohe qeveria ka vendosur qe pagat mbi 200 mije leke te tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte qe pagat mbi 150 mije leke tatoheshin 23%. Nga sot do te rriten edhe pensionet.

Akti Normativ qe tashme ka hyre ne fuqi thote: “Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1 prill 2022 rritja e pages dysheme te patatueshme, nga 30,000 leke, qe eshte aktualisht, ne 40,000 leke ne muaj. Nga ky ndryshim perfitojne 71,500 qytetare, ne masen totale prej 557 milione lekesh ne vit. Shuma e perfitimit eshte mesatarisht 7,800 leke per vit per cdo qytetar.

Gjithashtu, nga reduktimi i normes tatimore me 50% per tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, perfitojne rreth 58,000 tatimpagues me nje shume perfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht per tatimpagues/vit, ose ne total 678 milione leke/vit per te gjithe tatimpaguesit.

Per me teper, mbeshtetet e gjithe shtresa e mesme, duke rishikuar fashen e siperme te tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe eshte aktualisht. Numri i perfituesve nga ky ndryshim eshte rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e perfitimit eshte mesatarisht 23.000 leke per tatimpagues/vit, ne vleren totale prej 13 5 milione lekesh ne vit”.

Si ishte tatimi progresiv?

Paga deri 30,000 leke     *    0% tatim

Paga 30,001-150,000 leke     *     13% tatim

Pagat 150,001 leke    *    23% tatim

Si behet tatimi progresiv?

Paga deri 40,000 leke   * 0% tatim

Pagat 30,000 – 50,000 leke   * 6.5% tatim

Pagat 50,001- 200,000 leke      * 13% tatim

Pagat 200,001 leke    * 23% tatim

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.