“Arratisje” e bukur në Fundjavë për Familjen tuaj – Parku i Divjakës, Pamja 360° nga Kulla dhe Ekspozita

0 0
Read Time:1 Minute, 21 Second

Divjaka, nje vend qe ofron bregdetin, plazhin, akomodimin, gastronomine, aktivitetet ne natyre duke perfshire dhe birdwatching, dhe shume te tjera… 90 minuta udhetim me makinen tuaj nga Tirana ne Divjake nuk eshte nje destinacion i larget ne fundjave, dhe aq me pak per qytetet me prane saj.

Viziten tone e filluam me ngjitjen ne kullen e vrojtimit, e cila te mundeson nje veshtrim 360 grade nga nje lartesi e konsiderueshme qe e kalon lartesine e kurores se pyllit te gjelber, ku pertej duket gjithe vija bregdetare nga perendimi, dhe kodrat e bregut ne anen e kundert.

Me pas vizituam ekspoziten brenda Qendres se Vizitoreve, ku na priten 3 vullnetare vajza te moshes shkollore 9 vjecare, me uniformen e Junior Ranger, te cilat na shpjeguan per ekosistemin ne Divjake, kafshet, shpendet, bimesine qe rritet aty dhe jeten nenujore te zones. Aty vizituam dhe pelikanin e famshem Xhon, i cili qendron aty per vite me rradhe dhe ndihet si ne ishullin e tij.

Qendra e vizitoreve ka ndertuar nje larmi stolash dhe tavolinash prej druri ku fare lehte mund te konsumosh ushqimin tend qe sjell me vete, nje kombinim i asaj cfare deshiron te shijosh me kengen e mrekullueshme te zogjve dhe miqesine e disa kafsheve shtepiake miqesore qe qendrojne perreth teje.

Restorantet me gatimet tradicionale te zones nuk mungojne aty prane, te cilat ofrojne patjeter dhe menune e gatimeve me peshk te fresket… Me pak fjale nje fundjave ne Parkun Kombetar te Divjakes eshte nje ekperience qe do ta kujtoni gjate, femijet do jene mirenjohes ndaj jush gjithashtu.

Me poshte mund te shikoni klipin e vizites ne Divjake:

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.